Willian Kailin, Peter Radcliffe dhe Gregg Semenza kanë fituar çmimin Nobel në Mjekësi për zbulimin e mënyrës në të cilën qelizat përdorin oksigjenin.

Ky mekanizëm është thelbësor për mbajtjen e shëndetshme të qelizave dhe duke e zbuluar këtë mënyrë është hapur rruga për kurimin e shumë sëmundjeve, në mënyrë të veçantë të anemisë dhe tumoreve.

Amerikanët William Kaelin dhe Gregg Semenza si dhe britaniku Peter Ratcliffe e morën sot këtë çmimin, njoftoi instituti suedez ”Karolinska”.

Cilet janë fituesit e çmimit prestigjioz

Më i moshuari, 65-vjeçari Sir Peter J.Ratcliffe, ka lindur në Lancashire në 1954, në Angli, ka studiuar në Cambridge dhe më pas është specializuar në Oxford. Në Universitet i ka dhënë jetë një grupi kërkimi. Aktualisht drejton Qendrën për kërkime klinike në Institutin Francis Crick në Londër dhe është anëtar i Institutit Ludwig për kërkimet për kancerin.

Amerikani Gregg L. Semenza, 63 vjeç, ka lindur në New York në 1956 dhe ka studiuar biologji në Harvard dhe më pas në Duke University dhe nga 1999 jep mësim në Johns Hopkins University, ku prej 2003 drejton programin e kërkimeve vaskulare.

William G. Kaelin, 62 vjeç, ka lindur në New York në 1957 dhe pas studimeve në Duke University është specializuar për mjekësi të brendshme dhe onkologji në Johns Hopkins University. Prej 2002 jep mësim në universitetin e Harvard.

Tre studiuesit “kanë hedhur themelet për të kuptuar se si nivelet e oksigjenit ndikojnë në metabolizmin qelizor dhe funksionin fiziologjik,” shpjegoi juria.

Me shpalljen e fituesve të çmimit Nobel për Mjekësinë 2019, hapet seria e çmimeve të dhëna nga fondacioni ”Nobel” për 2019.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb