Një 20-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët për dhunë ndaj gruas. Mësohet se i riu ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes, madje edhe përpara foshnjës së tyre 2 vjeçe.

Mediat italiane shkruajnë se i riu nga Shqipëria kishte rrahur bashkëshorten në mënyrë të dhunshme. Shqiptari u arrestua pas denoncimit nga ana e fqinjëve. Burri e sulmoi gruan me shkelma, grushte dhe e kishte kafshuar në kokë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pas dhunës së tmerrshme, gruaja e re dhe vajza u dërguan në spital, ku po marrin mjekime. Burri madje kishte vendosur edhe “rregulla”. Ai nuk e lejonte gruan të dilte nga banesa dhe disa herë, gruaja qëndronte veçmas nga foshnja.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb