Që të dyja kanë një ngjashmëri të madhe mes tyre, ky tashmë është një fakt i dukshëm, por nëse veshin të dyja të njëjtën veshje është pothuajse e pamundur t’i dallosh.

Të premten në mbrëmje për festën e ditëlindjes se saj të 18, në Paradise Club të New York, top modelja Kaia Gerber është prezantuar me një veshje të Versaces, që të kujton look-un e nënës së saj Cindy Crawford në MTV Video Music Awards në 1992. Të apasionuarit e modës e kanë dalluar menjëherë dhe i kanë bërë elozhe modeles së re, që ka dashur me këtë rast të nderojë, edhe pse në ditën e saj të lindjes, një ikonë pa kohë siç është nëna e saj Cindy Crawford.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për festën e saj Kaia kishte veshur një minifund lëkure të zi me një body gjithashtu të zi, një rrip dhe sandale të zeza, me rripa deri lart në gju.

Në look-un e Kaia nuk mungonin të qëndisurat e stilit të Viteve 90. Në festë natyrisht nuk mund të mungonte edhe nëna Cindy Crawford. Supermodelja e famshme 53-vjeç, është shfaqur nën look-un e një tjetër ikone, atë të Cher. Me një parruke të shndritshme dhe një xhakete gjithashtu të shkëlqyeshme, Cindy nuk mund të kalonte pa rënë në sy.

Për festën modelja ka zgjedhur një look të shndritshëm, ndërsa bashkëshorti i saj, Rande Gerber është shfaqur me një look country. Kaia ka festuar ditëlindjen në New York, sepse ndodhet aty për javën e modës. Modelja ka një popullaritet të madh edhe në rrjetet sociale ku ka rreth 4.5 milion ndjekës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb