Kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku ka reaguar ndaj Partisë Demokratike, duke nxjerrë vulat në pasaportën e tij shqiptare.

Kajmaku ka publikuar vulat në Kakavijë, kurse thotë se del e hyn në Greqi sa herë të dojë. Ai thotë se në shtetin grek thjesht ka ndryshuar emrin si të gjithë shqiptarët, ndërsa pretendon se nuk ka kryer asnjë krim.

  • foto galeri

Postimi i Agim Kajmakut:

Tellalli i PD u mor me mua prape sot, po ska problem se e verteta vonon po nuk harron. Une paskam urdher arresti ne Greqi dhe hykam e dilkam sa here dua! Ja ku e kam qe kam hyre e kam dale nga Greqia para se te dilte emri kandidat.

E verteta ime do vertetohet sic e kam then, po jo nga limoni i shtrydhur i PD po nga autoritetet. Une sjam arrestuar dhe sjam denuar ne Greqi po kam bere pune me emer tjeter si gjithe shqiptaret. Po te isha ne kerkim sdo hyja dhe dilja sipas qefit! Prandaj le te hyje Luli dhe le te dali Gaz Bardhi sa te doje duke i ra fyllit me nje vrime, se rendesi ka e verteta. E verteta eshte me mua dhe une jam me te verteten! Shume shpejt do gjejne nje babale tjeter se babale mua s’me bejne dot.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb