TIRANË

Prokuroria ka sekuestruar celularin e nënkryetarit të Bashkisë së Vorës, Gentian Picari.

Picari është emëruar në postin e nënkryetarit nga Agim Kajmaku, pasi ky i fundit u shkarkua nga KQZ si kryetar i Bashkisë së Vorës, për shkak se u vërtetuan akuzat e opozitës, se ai ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Greqi për falsifikim parash.

Agim Kajmaku është shpallur në kërkim prej disa ditësh, por nuk dihet vendndodhja e tij.

Pas shkarkimit nga KQZ, u zbulua se Kajmaku kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të rinj të bashkisë, duke emëruar në këtë post vetëm Gentian Picarin. Ky i fundit ka bërë kërkesë që t’i rikthehet telefoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb