Frutat e kajsisë janë të këndshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato kanë vlera të mira ushqyese, si: vitaminë A, B1, B2,PP,C, acide organike, pektinë, albumina, sheqerna rreth 14%, etj. Përveçse një frut i shijshëm, ajo gjen përdorim të gjerë edhe si një bimë mjekësore me frutin, gjethet dhe degët e saj. Kajsia mund të përdoret e freskët ose e thatë, e përpunuar në trajtë reçeli, kompostoje dhe lëngu të këndshëm.
Fruti i freskët i kajsisë ndihmon në prodhimin e gjakut, si dhe është gjithashtu shumë i mirë edhe për qetësimin e muskujve të tendosur dhe bën mirë për zërin e ngjirur.
Frutat e thata kanë rreth 60% sheqer, kurse thelpinjtë e tyre janë të pasur me albumina deri në 28%, vajra deri në 55%,etj, edhe përdoren me efekt kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim, ato piqen dhe konsumohen me mjaltë, për t’u tretur më mirë.
Fruti i kajsisë, në përdorimin natyral, kuron:
a) Dhembjet në gjoks
b) Aneminë
c) Sëmundjet kanceroze
d) Migrenën dhe epilepsinë
e) Sëmundjet e mëlçisë

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: