GJIROKASTËR- Policia kufitare ka ndërmarrë një tjetër operacion kundër klandestinëve duke ndaluar 60 shtetas nga Siria, Sudani dhe Eritrea. Burime zyrtare sqarojnë se mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, në afërsi të kufirit në vendin e quajtur fushat e fshatit Radat nga shërbimet Operacionale të Kufirit dhe Patrulla e Kufirit të gjelbër është bërë bllokimi i 60 shtetasve nga vendet e treta. Klandestinët kishin hyrë në territorin shqiptar në mënyrë ilegale nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek me destinacion Malin e Zi e më pas një nga vendet e BE-së.

Nga intervistimi paraprak rezultoi se 44 shtetas janë  nga Siria,  8 nga Sudani dhe 8 nga Eritrea. Midis  të ndaluarve janë 7 shtatë gra dhe  2 dy fëmijë.

Shtetasit u transportuan për në ambientet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije për  t’u zbatuar procedurat nga Sektori i Migracionit. Ndërkohë vijon puna nga Specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër për rikthimin vullnetar të tyre.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb