GJIROKASTER-Policia Kufitare ne Gjirokaster ka bërë të mundur ndalimin e 71 shtetasve klandestinë me origjinë nga Siria.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se aksioni është realizuar rreth orës 19.00, nga njësi të Policisë Kufitare që kryen patrullim në kufirin jeshil, poshtë fshatit Nepravishtë në luginën e lumit Drino, ku kanë bërë bllokimin e 71 shtetasve nga Siria. Ndër keta shtetas kishte 7 femra dhe 5 fëmijë.


Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me shtetin grek gjatë orëve të para të mëngjesit , me destinacion Malin e Zi.


Sipas burimeve, vijon puna nga Specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër për rikthimin e tyre në shtetin grek, pasi klandestinet dispononin leje qëndrimi të shtetit grek.


(a.n/BalkanWeb)

Etiketa: