KAKAVIJE- Policia kufitare e Kakavijës ka bërë të mundur ndalimin e 28 klandestinëve nga Siria. Emigrantët dyshohet se kishin hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë, ndërsa kishin si destinacion Malin e Zi.

Ndalimi i tyre u bë i mundur nga forcat e policisë pranë fshatit Nepravishte.

Emigrantët sirianë synon që nëpërmjet Malit të Zi, të kalonin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb