KAKAVIJË- Policia greke sekuestroi 1.3 kg heroinë dhe 500 gram duhan kontrabande pranë pikës kufitare të Kakavijës, ndërsa pas hekurave kanë përfunduar 2 shqiptar.

Burime zyrtare bënë me dije se droga ishte fshehur në kroskotin e në një mjeti, ndërsa duhani në sedilje. Të njëjtat burime pohuan se shqiptarëve, 27 dhe 49 vjeç, iu gjendet 4 celulare dhe 370 euro.

Sakaq, po hetohet nëse sasia e drogës ka kaluar nga dogana apo kufiri i gjelbër.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: