Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka goditur një të trafikimit të lëndëve narkotike në Pikën Kufitare të Kakavijës, duke sekuestruar sasi të dyshuara të Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin gjerman Ch. A., 43 vjeç, banues në Gjermani, pasi gjatë kontrollit në dalje të Republikës së Shqipërisë, në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike.
Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
