Nga ZANA ÇAKAJ*

TIRANE – Emisioni investigativ « Kaktus » në News 24 denoncon rastin e fitimit të vendit të punës për mjek obstetër në Spitalin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë nga Elvana Toska, pa u shpallur ende konkursi. Ministria e Shendetësisë vendosi të ndryshoje kriteret 4 ditë para konkursit, konkurs i cili u zhvillua më 22 gusht 2014. Por më e pazakonta në këtë konkurs ishte se për të fituar vendin e punës me shumë vlerësohej puna si mjek vullnetar, sesa eksperienca e punës.

Në 30 qershor 2014 shpallet një vend i lirë pune për mjek obstetër në Spitalin Mbretëresha Geraldinë, Tiranë, shpallje e cila u bë nga APP. Konkursi u zhvillua më datën 22 gusht 2014, pas investigimeve të bëra nga gazetarja e “Kaktus”, Zana Çakaj, rezultoi se fituesja do të ishte Elvana Toska.

Pas zhvillimit formal të konkursit fituese doli znj.Toska me 34 pikë. Por më e pazakonta në këtë konkurs ishte që kriteret që duhet të plotësonin kandidatët u ndryshuan vetëm 4 ditë para konkursit. Nëse në fillim kërkohej eksperiencë pune, tani duhej të kishe punuar si mjek vullnetar dhe çdo vit vlerësohej me 3 pikë. Pra sipas Ministrisë së Shëndetësisë më shumë vlerësohet puna vullnetare dhe pa rrogë, sesa puna e një mjeku të kualifikuar. Duket qartë që konkursi është bërë për të fituar Elvana Toska, edhe pse kandidatët e renditur poshtë saj janë më të kualifikuar dhe madje njëri prej tyre kishte 11 vite eksperiencë pune.

Në një bisedë telefonike që “Kaktus” zhvilloi me kandidatët për mjek obstetër ata nuk pranuan të prononcoheshin, pasi kishin frikë se rrezikonin heqjen nga vendi i punës ku ndodheshin aktualisht. Vetë drejtori i spitalit “Mbretëresha Geraldinë”, Blenard Nonaj, nuk pranoi të jepte dosjen e secilit kandidat dhe deklaroi se po të hapte dosjen e Elvana Toskës, ajo mund ta hidhte në gjyq.

PREZANTUESIT

GJIROKASTER, PALLATI NDERTOHET E ME PAS MERRET…LEJE NDERTIMI

Nga SONILA MUSAJ

Në Gjirokatër, duket se ligjet janë ndryshe. Një person në vitin 2006 bëri një ndërtim dhe me pas, kërkoi ta legalizojë, por ALUIZNI nuk e bëri, sepse kishte një urdhër kufizim-regjistrimi nga ZRPP-ja deri në zgjidhjen përfundimtare të mbivendosjes.

Duke e patur të pamundur legalizimin e shtesës anësore dhe 2 kateve pa leje, pronari i pallatit i bën një kërkesë, bashkisë së Gjirokastrës, për të marrë një leje ndërtimi për atë që kishte përfunduar në vitin 2006. Gjithsesi,më 24.12.2010, bashkia e Gjirokastrës ia dha këtij personi, lejen e ndërtimit për objektin e ndërtuar 4 vjet para lejes. Pikërisht këtu ka një përplasje mes ALUIZNI-t dhe bashkisë Gjirokastër, të cilat nuk bien dakord a duhet të ndërtohet apo jo.

Drejtori i planifikimit dhe zhvillimit të Territorit, Ilir Çumaku e pranon se kjo gjë është gabim dhe nuk duhet të ndodhë në të ardhmen…

 

GJIROKASTRA

TIRANE, BULEVARDI KRYESOR “DESHMORET E KOMBIT”, PA SINJALISTIKE

Nga OLSI ÇALA

Ministria e Punëve të Brendshme, ajo e Transportevedhe e Kulturës , me një udhëzim të përbashkët nxjerr një urdhër, (nga përmbajtja e të cilit mësojmë se, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në zonat pranë sheshit “NënëTereza” kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe do të ndalohet parkimi i tyre.

Udhëzimi thotë, se është Bashkia e Tiranes ajo që duhet të pajiset me sinjalistikën e nevojshme rrugore në bazë të ndryshimeve të propozuara në urdhër. KAKTUS bëri një vëzhgim dhe mësoi se sinjalistik të re nuk kishte, ekzistonte akoma e vjetra, nderkohë policia vazhdonte me vendosjen e gjobave.

Bulevardi jonë i madh, i protestave dhe i koncerteve, priti në mënyrë madhështore këngetaren me famë Botërore Jeesi J, pasi të gjithë u argëtuan në shi, “mikesha” që këndoi iku. E diela e pas koncertit la pas një aksident tragjik, ku u plagosaën 2 persona, pasi Bashkia e Tiranës nuk mori masa për heqjen e blloqeve të betonit.

BULEVARDI

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: