TIRANE- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka parashtruar disa kërkesa lidhur me energjinë. Kreu i kësaj shoqate, Gëzim Kalaja, ka kërkuar të rishikohen të gjitha faturat abuzive dhe amnisti të plotë për kamatëvonesat.


 


“Të rishikohen të gjitha faturat abuzive. Të rishikohet kompensimi për shtresat në nevojë dhe të bëhet amnisti e plotë për kamatëvonesat. Po nuk u morën parasysh kërkesat do të ketë protestë sërish”, ka kërcënuar kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura.


 

Kalaja tha gjithashtu se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura mbështet kërkesat e HEC-eve të vogla. Kujtojmë se pak ditë më parë qeveria vendosi të ulë çmimin për energjinë që blen nga HEC-et e vogla, duke e arsyetuar me faktin se këto HEC-e prodhojnë më shumë energji se ç’ishte parashikuar dhe nëse energjia do të blihej me çmim më të lartë do të sillte rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët.

 

(m.k/BalkanWeb)

Etiketa: