Numri një i pankinës së Manchester Cityt, Pep Guardiola, tregoi hapur pakënaqësinë e tij për kalendarin e ngjeshur.

“Na dhanë një alternativë për të luajtur në Watford të mërkurën, për të pasur më shumë ditë. Por ne kemi një ndeshje të shtunën me Newcastle dhe ne kemi prioritet, natyrisht, që të kemi më shumë pushim para ndeshjes me Newcastle.”

“Pra, ne do të luajmë të martën, sepse nuk mund të luanim të mërkurën, kur duhej, sepse United luan në Ligën e Europës dhe për policinë është e papranueshme”.

“Do të ndodhë gjithnjë e më shumë. Është e pamundur të rregullohen të gjitha oraret dhe kalendarët. Njerëzit thonë se lojtarët dhe trajnerët, me paratë që marrin, nuk duhet të ankohen, por nuk bëhet fjalë për këtë, është për shëndetin e futbollistëve”.

“Ne do ta bëjmë punën tonë gjithsesi – me këtë rrogë ose më pak – sepse na pëlqen ta bëjmë atë, por ne luajmë me Arsenalin të dielën – do të thoja që nuk është një ndeshje e lehtë – dhe dy ditë më vonë duhet të luajmë kundër Watford’.

“Unë nuk jam specialist për kalendarët apo ndeshjet dhe kompeticionet, por nuk do të ndryshojmë, takimet që bëjmë janë të kota. Nëse ata vendosin se do ta bëjnë, ata do ta bëjnë”.

“Ne do ta bëjmë këtë të martën, shpresojmë se mund të zgjedhim dy ekipe dhe të jemi në formë dhe të mos kemi dëmtime, por të gjithë e dinë se kalendari do të jetë i ngjeshur këtë sezon”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb