Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka folur së fundmi rreth efekteve negative që sjell kalendari i ngjeshur. Marotta u shpreh se trajneri Inzaghi, duhet të përballet edhe me dëmtimin e shuëm futbollistëve.
“Ne duhet të jetojmë me stresin e vazhdueshëm të kaq shumë ndeshjeve, është e vështirë për lojtarët.
Janë rreth 100 lojtarë të lënduar që kanë detyrime ndaj ekipeve të tyre kombëtare dhe ne duhet të mbrojmë shëndetin e tyre. Situata nuk është e lehtë sepse ne duhet të ulemi rreth një tavoline dhe të kuptojmë se lista e ndeshjeve duhet të shkurtohet” – tha Marotta.
(J.S/BalkanWeb)