Superiorja do të mbyllë me javën e 19-të vitin 2024. Kampionati shqiptar do të ndahet në tri ditë, ndërsa kalendari ka ndryshuar për supersfidën Partizani-Vllaznia.
Ishte programuar për t’u luajtur më 22 dhjetor, por tashmë kjo ndeshje është zhvendosur për të premten në orën 17:00.
Tri ndeshje të tjera do të luhen të shtunën. Laçi pret Tiranën në orën 13:30. Më pas Skënderbeu luan përballë Elbasanit në 16:30. Në të njëjtën orë Dinamo sfidon Egnatian në sfidën që vulos kush e mbyll në krye vitin 2024.
E vetmja ndeshje për t’u luajtur të dielën është mes Teutës dhe Bylisit. Ky takim do të nisë po në orën 16:30.