Pas Japonisë, radhën e ka Java Kulturore Amerikane që do të sjellë në vendin tonë nga data 19-të deri më 23 tetor, një sërë aktivitetesh kulturore. Ndërthurja e muzikës, inovacionit dhe aktivitetet që kanë në fokus riciklimin, do të festojnë më së miri miqësinë dhe bashkëpunimin shqiptaro-amerikan.

Aktivitetet nisin të shtunën e 19 Tetorit tek Pazari i Ri me një koncert rock nga Elton Deda dhe banda e tij. Hyrja është falas dhe të gjithë mund të përjetojnë një atmosferë të bukur muzikore.
Ndërsa pasditja e 21 tetorit i është rezervuar Space Night, një eventi që ka si objektiv ofrimin e një përvoje edukative dhe tërheqëse të përqendruar rreth eksplorimit të hapësirës dhe astronomisë. Të pasionuarit pas shkencës, por edhe kureshtarët e thjeshtë do të gjejnë tek Space Night një event edukativ, argëtues dhe inspirues, i cili do ti shoqërojë në një udhëtim në botën e magjishme të universit janë të ftuar të vijnë.

Po në këtë ditë do të festohet edhe 5-vjetori i Akademisë së Grave Sipërmarrëse, një program i Departamentit të Shtetit që promovon startup-et dhe sipërmarrjet e krijuara nga gra dhe vajza.
Kurse me më 22 Tetor, tek American Corner në Tiranë, do të organizohet një aktivitet riciklimi që promovon modën e qëndrueshme. Në këtë aktivitet të pranishmit do të mësojnë nga stilistja Noor Bchara si të shndërrohen rrobat e vjetra-si bluzat, xhaketat dhe më shumë-në veshje të reja dhe me stil që do t’i doni sërish.

Java Kulturore Amerikane ka rezervuar nën udhëheqjen e Bchara edhe një ekspozitë që ndërthur muzikën, kulturën dhe inovacionit. Në aktivitetin që do të organizohet më 23 tetor tek Universiteti i Arteve në Tiranë, të pranishmit do të shijojnë edhe videolojëra, produkte të punuara me dorë nga gra artizane dhe një performancë muzikore live.

Nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Java Kulturore Amerikane, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, do të pasohet nga ajo Austriake që nis më datë 26 tetor.

D76d7fdc 6f46 42f9 Bdb1 E3d0321deaff
D76d7fdc 6f46 42f9 Bdb1 E3d0321deaff

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb