Pas shortit Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi edhe kalendarin e plotë të sezonit 2019/2020 të Superligës. Nëse zgjedhja e goglave ishte çështje fati dhe klubet duhet ta pranonin pa kushte, ata duhet të jenë kapur në befasi, kur kanë parë datat e ndeshjeve. Të gjitha skuadrat duhet të përgatiten për një tur force “alla Premier League”, pasi në tetë ditë duhet të luajnë tre sfida.

Kk 81 770x433
Kk 81 770×433

Qeveria e futbollit në vend dhe sektori I garave ka përcaktuar se tre javët e para të kampionatit elitar që do të nisë topin e parë më 24 gusht të mbyllen më 1 shtator. Pra me një llogari të thjeshtë, i bie që pas pushimit të gjatë, skuadrat të hyjnë menjëherë në ngarkesë me një ndeshje çdo katër ditë.

Untitled
Untitled

Më shumë se të gjithë nuk duhet të jenë të lumtur dy nga pretendentët e edicionit të ri, Partizani dhe Kukësi. Ngarkesa e tyre do të jetë akoma më e madhe, pasi kampionët në fuqi të Superligës dhe nënkampionët e saj do të përballen mes tyre më 18 gusht për finalen e Superkupës së Shqipërisë. Pra, këto dy skuadra kanë në axhendën e tyre katër ndeshje në dy javët e para të sezonit të ri të futbollit elitar në vend.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb