“Paraardhësi i dënimit”, ky është emri i peshkut të madh të gjetur në brigjet e Kalifornisë, që përfaqëson një ogur të keq për kalifornianët.

Ky peshk i veçantë njihet si një pararojë e tërmeteve dhe përgjithësisht e fateve të këqija për vendasit. Ai u gjet nga pushuesit duke bërë kajak dhe snorkeling në gjirin La Jolla të San Diegos.

Dy ditë pasi e gjetën peshkun e ngordhur, pati një tërmet me magnitudë 4.6 ballë në Kaliforni. Zyrtarët po kryejnë një autopsi për të përcaktuar se çfarë e vrau peshkun dhe e dërgoi trupin e tij në ujë të cekët.

Këta lloj peshqish jetojnë jetojnë në thellësi dhe rrallë shihen nga njerëzit. Edhe trupat e tyre rrallë notojnë në ujë të cekët, duke e bërë zbulimin e javës së kaluar jashtëzakonisht të rrallë.

Që nga viti 1901, vetëm 20 peshq të tillë janë parë në mbarë vendin, tha qendra e oqeanografisë. Ata janë “peshq mbresëlënës të mëdhenj, me pamje të çuditshme” me një trup të gjatë, të argjendtë, në formë fjongo që mund të arrijë 9 metra, sipas qendrës së Oqeaneve. Ata gjithashtu kanë sy të mëdhenj rrëqethës dhe “gjemba të kuqe që dalin jashtë dhe formojnë një grup si kurorë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb