Në Kaliforni në jug është lëshuar një alarm i kuq ekstrem (është hera e parë) për shkak të zjarreve të mëdha, që prej ditësh kërcënojnë zona të ndryshme të Shtetit, duke detyruar më shumë se 200 mijë banorë të evakuohen nga shtëpitë dhe ndërtesat e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vetëm në Los Angeles janë evakuuar 7000 banesa. Të tjera zona tw rrezikuara përveç Los Angeles janë Ventura dhe San Bernardino.
Flakët janë përhapur edhe nga erërat që kanë arritur shpejtësinë 128km/orë.

Më në veri të Los Angeles, Kincade Fire ka djegur më shumë se 30 mijë hektarë dhe ka shkatërruar plotësisht 189 ndërtesa, mes të cilave shumë shtëpi.
Deri tani 15% e zjarreve janë shuar, ndërsa 2 milion banorë janë ende pa energji dhe gaz.

Në metropol një zjarr ka shpërthyer përgjatë autostradës 405 duke kërcënuar edhe Getty Center, muzeun e famshëm ku qëndrojnë vepra të çmuara arti dhe ku është aktivizuar procedura e emergjencës.
Zjarri, i pagëzuar me emrin Getty Fire, ka djegur deri tani të paktën 161 ha tokë dhe autoritetet lokale kanë vendosur evakuimin e detyruar dhe mbylljen e shkollave pranë muzeut.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb