Neymar, i cili shënoi dy gola në fitoren e Paris Saint-Germain kundër Montpellier me rezultatin 4-0, foli për të ardhmen e tij dhe rolin te ekipi parisien. “Jam i lumtur, sidomos për fitoren, që është gjëja më e rëndësishme. Mendoj se luajtëm një ndeshje madhështore”, deklaroi Neymar, i cili kur u pyet se kush mes tij dhe Cavanit do të gjuante penalltitë, ishte i qartë në përgjigjen e tij: “Trajneri më zgjodhi mua si ekzekutuesin e penalltive. Cavani nuk e ka problem këtë gjë. Duhet të marrë unë përgjegjësinë”.

Ylli Brazilian i PSG pranoi se është bezdisur kur në ndeshjen e fundit ishte vërshëllyer, por ndërkohë tha se është i përgatitur për vërshëllima dhe duartrokitje. Në lidhje me të ardhmen e tij, Neymar deklaroi: “Jam i lumtur dhe erdha te Paris Saint-Germain për të bërë historinë, shkruan telesport. Spekullimet janë aty, aty kanë qenë gjithmonë. Kur isha te Barcelona e njëjta gjë ndodhte, emri im përmendet në të gjitha periudhat e merkatos”.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: