Atletiko e Madridit ka huazuar sulmuesin Alvaro Morata nga Çelsi deri në vitin 2020. Dani Carvajal e ka pranuar se do të jetë i lumtur nëse shoku i tij Alvaro Morata do të jetë i lumtur edhe pse është bashkuar me rivalët e qytetit, Atletico Madridin.

“Nëse ai është i lumtur në Atletico Madrid, atëherë unë jam i lumtur për të”.

“E shoh atë si një mik më shumë se një rival”.

“Jam i lumtur për të, sepse nuk kishte shumë mundësi në Angli dhe besimi që Atletico do t’i japë atij më shumë, mund ta ndihmojë atë të luajë më mirë”, është shprehur  Carvajal.

Kalimi i Moratës tek Atletiko shkakoi jo pak pakënaqësi te tifozët e “los cholconeros”, të cilët nuk ia falin sulmuesit dashurinë e tij të shprehur në jo pak raste për Realin e Madridit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: