Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo foli për mundësinë e kalimit të Alvaro Moratës te Milani. Sipas numrit një të klubit madrilen, për këtë largim, gjasat janë të mëdha.

“Alvaro Morata duket se do të shkojë në Milano. Te Atletico, kushdo që dëshiron të qëndrojë, qëndron. Kush nuk dëshiron, largohet. Kjo gjë na shqetëson sepse Alvaro është një futbollist fantastik dhe një person i mrekullueshëm” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb