Sulmuesi i PSG Neymar, ka dhënë një intervistë për Canal +  në të cilën ai ka folur për thashethemet që e lidhin atë me Real Madridin dhe marrëdhëniet e tij me trajnerin e ekipit francez, Thomas Tuchel.

“Adaptimi ishte më i lehtë sesa prita, është një kampionat që ngjason me ligën spanjolle, por në fillim ishte e vështirë të përshtatesha por tani ndihem si në shtëpi. ”

“Kalim te Reali? Gjithmonë ka spekulime rreth emrit tim. Që kur u bëra futbollist profesionist, gjithnjë flitet për largim në klube të tjera, por asgjë nuk është konkrete. Kur të ketë diçka të sigurt, atëherë do të flas për të gjithë dhe do të qartësoj gjithçka.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: