Teuta nuk heq dorë nga merkato dhe ideja për të ndërtuar një ekipi konkurrues, jo vetëm për aventurën e tyre europiane. Stafi drejtues i klubit bregdetar i ka idetë e qarta se çfarë kërkon nga kjo merkato verë. Projekti i tyre nisi me disa largime, si Frashri, Bici, Kamara dhe Vajushi por në asnjë moment nuk munguan as afrimet e reja. Sëfundmi u fol dhe për një largim të mundshëm të Sherif Kallakut, një nga talentet më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, por vetë sulmuesi në një prononcimin për faqen zyrtare të klubit ka konfirmuar besnikërinë ndaj klubit durrsak:


Teuta Kallaku
Teuta Kallaku

“Kam një kontratë me Teutën edhe për një tjetër sezon dhe do ta respektoj deri në fund, të tjerat i di klubi. Nuk më tërheq ideja për tu larguar nga Teuta por dua të jap më të mirën për këtë ekip, u shpreh ndër të tjera Kallaku duke i dhënë fund zërave që e shihnin larg Teutës.


Teuta Darko Nikac
Teuta Darko Nikac

Të pakënaqur me rendimentin e Tomislav Bushiç, i ardhur nga Flamurtari gjatë merkatos së janarit, Teuta ka ndërhyrë sërish në tregun e transferimeve duke i vendosur në dispozicion trajnerit Shkëmbi një tjetër sulmues, bëhet fjalë për Darko Nikaç. 28-vjeçari nga Podgorica luante që nga janari i këtij viti me Iskran, në kampionatin e vendas, ku në 17 ndeshje shënoi 12 gola.
(BalkanWeb)


Etiketa: