NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

500 gr kallamarë
1 kg patate
100 gr karrota
60 gr ullinj jeshil
1 qepë, 2 thelpinj hudhër
1 lgj koncentrat perimesh pluhur
2 lgj majdanoz të grirë imët
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Përgatitja

Fillimisht pastrojmë kallamarët dhe i presim ato në unaza me trashësi 2 cm (tentakulat i lemë mënjëanë). Qërojmë patatet dhe i presim në kubikë mesatare, karrotën e presim në shkopinj të trashë 3 cm gjatësi, qepën e qërojmë dhe e presim në 1/8 vertikalisht në 8 pjesë, hudhrat i presim në feta dhe majdanozin e grijmë shumë imët.

Në një tas të madh vendosim fillimisht patatet, shtojmë në të kallamarët, qepën, hudhrat, karrotat, koncentratin e perimeve pluhur, majdanozin, ullinjtë, kripën, piperin e zi dhe vajin e ullirit. I përziejmë mirë të gjithë këta përbërës dhe më pas i vendosim në një tavë. Vendosim sipër tentakulat e kallamarëve, i spërkasim me pak kripë, piper dhe vaj ulliri. E mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.
(da.xha/Vila24/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: