Njihet si një nga balerinat më të suksesshme të jetës së natës. Me pseudonimin ‘Kallashi’, vajza nga Kosova Donjeta Kosumi ka pushtuar vëmendjen në rrjetet sociale falë guximit për të shfaqur trupin e saj të zhveshur dhe anën më sensuale që mund të shfaqë.

E adhuruar nga mijëra meshkuj, balerina e Streep Club-eve thuhet se i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar me një djalë. Madje Donjeta ka ekspozuar edhe një unazë të vendosur në gishtin e fejesës. Sidoqoftë, ajo përgënjeshtron lajmin, teksa thotë se është një shaka mes miqsh, ndërsa në këtë intervistë për “Bluetooth” rrëfen se planet për martesë janë shumë të afërta. “Do të martohem vitin që vjen”, rrëfen Kallashi, teksa na zbulon edhe detaje të tjera në lidhje me djaloshin që i ka fituar zemrën.

Kallashi, një foto e jotja në rrjetet sociale ka zgjuar thashethemet se i ke dhënë fund beqarisë dhe je fejuar. E vërtetë?
Jo, thjesht doja të provoja atë ndjesi. E provova çfarë donte të thoshte, por nuk është asgjë (qesh). Doja të bëja shaka.
Je e dashuruar, apo e lidhur me djalin në foto?
Jo!
Megjithatë, ke plane të afërta për fejesë?
Jo, do të martohem menjëherë.
Kur mendon se është koha më e përshtatshme për t’u martuar?
Do të martohem shumë shpejt.
Do heqësh dorë nga kërcimi për të krijuar familje?
Do punoj edhe këtë vit dhe jo më.
Kur e keni parashikuar ceremoninë e martesës?
Vitin që vjen.
Cili është djali fatlum që të ka rrëmbyer zemrën?
Është një djalë nga Kosova, është 25 vjeç dhe biznesmen. Nuk mund të flas më shumë për të, por ai jeton në Zvicër.
Kallashi, je përfolur më herët për lidhje me politikanët. Ke pasur flirt me ndonjë prej tyre?
Jo dhe as që e mendoj të lidhem me dikë nga politika. Nuk kam nevojë për politikanë.

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: