PRIZREN – Balerina më e përfolur në Kosovë, Donjeta Kosumi, e cila njihet me emrin “Kallashi”, nuk do të mund të vallëzojë për pak kohë në “Kobra City”, pasi lokalit i është vënë flaka në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm nga tre persona, të cilët nuk janë kapur nga policia.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Hazir Berisha, i cili bëri të ditur se Donjeta Kosumi nuk ka qenë në lokal, në momentin e rënies së zjarrit.

Sipas policisë, në orën 04:00 të mëngjesit, kur menaxherët e “Kobra City”, po bëheshin gati të mbyllnin lokalin, janë futur tre persona të cilët janë përleshur me menaxherët e lokalit.

Personat e dyshuar kanë lidhur me zinxhirë menaxherët e “Kobra City” dhe më pas e kanë lyer lokalin me benzinë, i kanë vendosur flakën dhe janë larguar. Njëri prej menaxherëve ka marrë lëndime të rënda, pasi i janë thyer shtatë dhëmbë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës po punon për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: