Mënyra se si kërcen e bëri të famshme, Donjeta Kosumin, e njohur si Kallashi, vajzën që u kthye në sensacion dhe hyri në imagjinatën e çdo mashkulli.

Përformanca që bën ajo në lokalin Cobra City, pos famës i sjell Kallashit edhe fitime marramendëse. Por, a do donte Donjeta që vajza e saj të bëhej një valltare, njëlloj si mami?!

Magazina.al e ka pyetur Kallashin për këtë dhe ajo ka thënë se nuk do dëshironte që vajza e saj ta ndjekë rrugën e mamit. Donjeta ëndërron ta ketë një vajzë që do studiojë dhe të ketë një biznes të sajin. “Jo. Ajo do jetë një biznesmene – e diplomuar”, ka thënë Donjeta.

Po ashtu valltarja e njohur ka treguar se dëshiron që në të ardhmen, pos vajzës t’i ketë edhe katër djem. E pyetur se çka do dëshironte të bëheshin djemtë e saj ajo ka thënë se ata do jenë mjekë të mirë. “Mjekë të mirë, jo si këta të sotit”, ka thënë shkurt Donjeta.

Kujtojmë se Kallashi ende është e pamartuar dhe e mban të fshehtë jetën e saj private.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: