Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin N. P., i cili është kapur me armë pa leje.

Gjatë kontrollit policor pas sinjalizimit të qytetarëve, personit të arrestuar i janë gjetur dy armë, kallashnikov dhe pistoletë, si dhe fishekë luftarakë.

Njoftimi i policisë:
Lezhë
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit Polici – Komunitet. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe një sasi fishekësh luftarakë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në kuadër të planit të masave për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërinë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit N. P., banues në Kallmet.

Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehëra me 54 fishekë, si dhe 1 pistoletë me 2 krehëra me 15 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të kryera, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë bënë arrestimin e shtetasit N. P., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

2b6b3eff 93c6 4fd5 81ba F2c1683a1f8b
2b6b3eff 93c6 4fd5 81ba F2c1683a1f8b

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: