KAVAJË

Kryetar i Bashkisë së Kavajës Isa Sakja ka reaguar pas kallëzimit penal të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ndaj tij për shpërdorim detyre.

Në një status në “Facebook” Sakja shkruan se ky është nëj sulm nga kryeministri Edi Rama, që sipas tij është në hall pasi të gjithë kandidatët i dalin humbës përballë tij. Ai siguron qytetarët se do vijojë detyrën e tij dhe se ‘të gjithë skenarët komunisto-puçiste, nga futja e armëve në kishë e deri tek linçimi publik i kundërshtarëve politikë, i ka të njohur nga historia, ndaj nuk e impresionojnë e as e frikësojnë’.

STATUSI I PLOTË
Sot, Edi Rama konkretizoi me letra sulmin e tij verbal te ndërmarrë ndaj meje pak javë më parë.
Në hall, ngaqë të gjithë sondazhet që bëri në Kavajë, me disa kandidatë të tij, i dalin që të gjithë humbës përballë meje, zgjodhi rrugën e përdhosjes së emrit tim dhe kërcënimin për burg.
Është sulm tipik i tij; fillimisht bën akuzën verbalisht, pastaj formulon akt-akuzën.
Nuk jam opozitari i parë i sulmuar prej tij, por nëse Edi Rama vazhdon të jetë në krye të qeverisë nuk do jem as i fundit.
Të dashur miq, Ju përshëndes duke ju siguruar se të gjithë skenarët komunisto-puçiste, nga futja e armëve në kishë e deri tek linçimi publik i kundërshtarëve politikë, i kam të njohur nga historia, ndaj nuk më impresionojnë e as më frikësojnë dot.
Keni pasur mundësi që të më njihni përgjatë më pak se dy vite në drejtim të Bashkisë Kavajë, se për nga natyra jam optimist.
Unë besoj se në këtë vend ka ende gra e burra që nuk janë vegla qorre të tij, edhe pse që të gjithë jemi nën presion dhe kërcënim.
Unë besoj tek gratë e burrat që e duan Shqipërinë me të njëjtin pasion që unë e dua atë, e luftojnë për një të ardhme të Shqipërisë me demokraci të vërtetë të fjalës, mendimit, besimit e veprimit.
Unë do të vazhdoj të përmbush misionin tim të drejtimit të Bashkisë Kavajë me të njëjtën dashuri, pasion e përkushtim, siç kam bërë deri tani.

Isa Sakja Fb
Isa Sakja Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb