TIRANE

“Kallëzimi penal është i formalizuar, i ndërtuar është në tryezë për tu analizuar dhe nënshkruar. është koha fizike e presidentit, do të depozitohet ditën e nesërme. Është një material voluminoz, në dallim nga vepra bëhet dallimi ku do depozitohet.” – kështu shprehet Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i Presidencën, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, referuar kallëzimit penal ndaj kreu të KED, Ardian Dvorani paralajmëruar nga kreu i shtetit.

Sa i takon videos paralajmëruese më fakt tronditëse, pa dashur të japë shumë detaje, Dervishaj tha se ajo do të përmbajë disa të dhëna që presidenti i konsideron të nevojshme që publiku duhet t’i dijë. “Nuk mund të deklaroj diçka që nuk e di 100%, por t’ja lëmë Presidentit për ta shfaqur, besoj do jetë diçka më parë se fundi i javës.” -tha Dervishaj.

Për këshilltarin ligjor të Presidentit rezoluta e miratuar në seancë plenare, për shmangine e ngërcit pas emërimit të anëtarëve të gjykatës kushtetuese, nuk ka ndonjë fuqi kundrejt dekreteve të Presidentit, dhe nuk ndikon në veprimtarinë e kreut të Shtetit.

Ndër të tjera Dervishaj komentoi edhe procedurën e ndjekur për emërimin e anëtarëve të gjykatës kushtetuese.

“Unë do thosha është përjetuar me veprime konkrete. Nuk është një përplasje institucionale që e ka nisur Presidenti, përkundrazi Institucioni i Presidentit është është treguar më luajal, nga cdo institucion i përfshirë në këtë proces.

Institucioni i Presidentit, unë vetë kam marr pjesë në të gjitha mbledhje, mbi 30 të tilla dhe kemi ofruar bashkëpunim e këshillimi. presidenti i kërkoi këshillit me shkresë zyrtare, për secilën vakancë, e tia përcjellë presidencës e kuvendit, më 31 gusht, më 21 shtator në mbledhje kemi qenë edhe ne ka përfunduar procesi për 4 vakanca, u bë publike me 22 shtator, ndërsa më 8 tetor i vijnë dy lista. Sërish luajaj Presidenti, sërish me shkresë i thotë më keni sjell dy lista, a i janë dërguar Kuvendit? Nëse do të shprehej menjëherë, para se kuvendi të administronte listat, një nga vakancat e kuvendit do të prishej. Kreu i KED ktheu përgj: Sot ia dërgova .

Pezullimi i procesit u bë në datën 5 nga Presidenti dhe iu dërgua tre institucioneve, Këshilli thirri mbledhjen më datën 7. U njoh me përmbajtjen e shkresës dhe anëtarët deklaruan se nuk anatemojmë qëndrimin e Kreut të Shtetit, vec pezullimit na kërkon praktikën, dhe kryetari më datë 7 nëntor i dërgoi plotësimin e praktikës me dokumentacion. Nuk u diskutua dhe nuk u mor vendim në mbledhje. Vendimi i 21 shtatorit na botohet në fletoren zyrtare, vetëm për efekt publik, që u zgjodh i pari në listë dhe Presidentit i humbi afati, po asnjë nuk e bën dot këtë, askush s’mund të thotë Presidentit i humbi afati. Pra, botimi në fletore zyrtare është në kundërshtim me vetë Këshillin, që thotë ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në faqen e Gjykatës së Lartë. Ndaj Presidenti ngriti pradinë, duhet veçuar këshilli si organ kolegjial, nga kryetari si organ individual.” -u shpreh Dervishaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb