SHBA- Një burrë ka kaluar 16 vite në burg, pasi kishte tatuazhin e njëjtë si përdhunuesi serial. Luis Lorenzo Vargas, 46 vjeç, u dënua në vitin 1999 për dhunimin e tri grave, dhe Gjykata kidhte vendosur se ai ishte i ashtuquajturi “dhunuesi me lot”, një sulmues i paidentifikuar që besohet se ka dhunuar rreth 39 gra që nga viti 1995, raporton “Independent”.

Pas një kërkese të gjatë për lirim, një gjykatë në Los Angeles pas disa testeve të ADN-së ka vërtetuar se ai nuk ishte autori i krimeve, shkruan “Koha.net”.

Sulmuesi, i cili kërkohet nga FBI-ja, është quajtur “dhunuesi me lot” sepse viktimat e kanë përshkruar atë se ka së paku një tatuazh në formën e lotit nën syrin e majtë. Hetuesit thonë se tatuazhi mund të jetë një shenjë ose një gërvishtje.

Vargas e kishte bërë lotin tatuazh në të njëjtin vend, kur ishte 13 vjeç, ka thënë avokati mbrojtës i Vargasit.

Ndërsa autori i vërtetë i këtyre krimeve ende është i lirë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: