TIRANË

Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar përmes një statusi në facebook, lidhur me deklaratat e zv/kryeministrit Erion Braçe, të cilin në reagimin e tij e quan ‘kone të Edi Ramës’.

“Konia e Ramës që i njeh mirë bandat e krimit nga frika e pushtetit që po i ikën ka thirrur prap në ndihmë21 janarin. Po akoma nuk i kanë sqaruar shqiptarët pse . Edi Rama që më19 janar 2011 bënte thirrje për “të kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e ‘grupit të zjarrit’ e bëri drejtor të OSHEE , kryetar të PS në Mat dhe tani kandidat të PS-së për Bashkinë Mat.” Shkruan Paloka në reagimin e tij

Ndërsa ngre disa pikëpyetje mbi kandidimin e ish-gardistit Malaj në zgjedhjet vendore.

Statusi i Edi Palokës:

Konia e Rames qe i njeh mire bandat e krimit nga frika e pushtetit qe po i ikën ka thirrur prap ne ndihme 21 janarin.

Po akoma nuk i kane sqaruar shqiptaret pse .

Edi Rama qe me 19 janar 2011 bente thirrje per “te kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e ‘grupit të zjarrit’ e beri drejtor te OSHEE , kryetar te PS ne Mat dhe tani kandidat te PS-së për Bashkinë Mat.

Pyetjet qe lindin natyrshem sot jane; cili eshte sherbimi qe ky gardist i ka bere Rames me 21janar? Pse u shperblye gardisti i grupit te zjarrit te 21 janarit kaq fort nga Edi Rama?

Shqiptaret e kane sot te qarte kush shkel mbi kufoma per pushtet e kush po kerkon qe qytetaret te diktojne pushtetin e tyre.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb