TIRANE

Gentian Osmanin ish-prokuror i cështjes Tahiri është sot para KPA. Osmani, njëherësh anëtar i KLP-së u konfirmua nga KPK por vendimi u ankimua më pas nga Komisioneri Publik, me pretendimin se nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka arritur nivelin e besueshëm.

Sipas Komisionerit Publik ankimi mbi vendimin që konfimroi në detyrë Osmanin u rekomandua nga ONM. Komisionerit Publik vlerëson se Osmani gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë.

“Nga krahasimi i deklaratës vetting të Osmanit me të tjera, është deklaruar një pasuri 96 m2, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Burimi i krijimit të pasurisë 82 mijë euro është deklaruar shitja e një apartamenti të mëparshëm 72 m2. Për tu vlerësuar nëse pasuria është krijuar në burime të ligjshme, analiza bëhët për burimin e krijimit të pasurisë së parë. Për të subjekti ka deklaruar si burim, kursimet cash të grumbulluara prej tij dhe bashkëshortes, hua dhe kursimet rezultojne të justifikuara.

Sa i përket huasë 20 mijë euro, rezulton se ka dokumentacion të pamjaftueshëm për provimin e aftësisë financiare të huadhënësve. Mungon dokumentacioni provues nëse shuma ka ardhur në Shqipëri cash apo në rrugë bankare. Nuk provohet vërtetësia e kësaj marrëdhënieje huaje” shprehet ndër të tjera Komisioneri Publik.

Gentian Osmani ka qenë pjesë e treshes së prokurorëve, që iu drejtuan vitin që shkoi Kuvendit për arrestimin e Tahirit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb