Konfirmohet në detyrë drejtuesi i Apelit të Krimeve të Rënda, Altin Dumani.

Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa Dumani që doli i pastër nga vettingu është njëherësh kandidat për SPAK.

Dumani ka kaluar me sukses të treja shtyllat e vettingut, si pasurinë, figurën morale dhe aftësinë profesionale. Pikërisht tek kjo e fundit, KLP-ja e ka renditur të parin më të mirë, pra kryeson listën e 15 kandidatëve të SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Dumani rezulton në këto kushte të jetë kandidati më potencial për të marrë drejtimin e SPAK.

Madje një ditë më parë, teksa rivlerësohej nga KPK-ja, Theo Jacobs, vëzhguesi ndërkombëtar që konsiderohet si “i tmerrshmi” apo si “pedant” në punën e tij për pastrimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri nuk i ka bërë asnjë pyetje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë që përplasjet e këtij të fundit me gjyqtarë e prokurorë gjatë seancave dëgjimore shpesh kanë bërë lajm në median shqiptare, por për Dumanin, Jacobs ka deklaruar se “ishte dita e tij me fat”.

Dhe kështu ka ndodhur, sot ai është konfirmuar në detyrë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: