SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj dhe ka shpallur në kërkim një të tretë pasi akuzohen se trafikonin emigrantë për në Mal të Zi.
Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në D. V. P. Shkodër në bazë të informacione të marra në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Aldo Ukaj, 32 vjeç, banues në lagjen Manush Alimani, Shkodër;
Alfonc Capi, 28 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. G., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasit Aldo Ukaj u bë pasi në rrugën Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur Ura e Baçallekut u kap duke transportuar me mjetin tip Dacia me targë AA 784 JO, 5 shtetas të huaj Sirian për në Malin e Zi.

Shtetasi Alfonc Capi u arrestua pasi në rrugën Lezhë-Shkodër tek ura Baçallekut në bashkëpunim me shtetasin G. G., u kap duke transportuar shtetas të huaj Sirian për në Mal i Zi, ku Alfonc Capi me mjetin tip Renault me targë AA 897 KU kishte 4 shtetas Sirian, ndërsa në afërsi të Urës së Baçallekut u gjetën të braktisur edhe 6 shtetas Sirian të së njëjtës familje me 4 të tjerët të cilët i ka zbritur nga mjeti, shtetasi G. G. dhe është larguar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb