GREQI – Rreth 16 kg marijuanë është kapur nga policia greke në kufirin greko-shqiptare.

Operacioni është zhvilluar në Drimitsa të Igumenicws. Pas mesnate ka përfunduar në pranga një 19 vjeçar shqiptar.

Fation Doda u kap teksa kalonte kufirin në këmbë duke mbajtur një çantë që përmbante 15 pako me 16.3 kg marijuanë.

Të riut iu sekuestrua edhe një celular.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb