E moshuara në Durrës rrëfen se pasi i biri i saj humbi jetën, nusja e re me dy fëmijë të mitur mbeti në mes të katër rrugëve pas asnjë të ardhur.

“Motra e nuses i tha që të shkonte atje i tha se ndoshta mund të kurohej në Gjermani”. Vajza e vogël Nadja kujton se ishte shumë e vështirë të ndahej me gjyshërit “Qava kur u takova me gjyshen para se të hipja në autobus. Atje kishte shumë azilantë, kishim një dhomë, banjën e ndanim me 6 familje të tjerë, kishte buburreca, atje nuk kishte vende kur kishim uri duhet të prisnim sa të përfundonin të tjerët. Kur sëmurej mami lajmëronim ambulancën disa herë, mami nuk ishte mirë, iknim rrinim tek familjet gjermane, mamit i merrej fryma, ishte një natë mami nuk donte të ikte në spital nga ne, në mëngjes e mori ambulanca erdhën mjekët pastaj nuk e pamë më, ra në gjendje kome, ne na çuan në shtëpinë e fëmijës”.

Gjyshja e Nadjes e kujton kështu “ajo ditë ka qenë shumë e dhimbshme, nuk e kemi mbledhur veten prej asaj dite, atje nuses i ra trompozë u bllokua, i vunë aparat në zemër, unë shkova atje kishte sirianë lloj-lloj, ika i lashë në gjendje të vështirë shumë, gjithë rrugës kam qarë në kthim. Fëmijët janë të traumatizuar nga sirenat e ambulancës. Fëmijët nuk do ta harrojnë atë që kanë përjetuar, e kanë vuajtur shumë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb