Zbardhet dëshmia e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili akuzohet për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit (lokalet).

Në dëshminë e tij, të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Beleri është shprehur se ka 7 muaj që nuk i jepet e drejta, teksa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se pozicionohet e mban qëndrim para çdo seance.

“Kam 7 muaj që nuk më jepet e drejta, që më kanë dhënë qytetarët e Himares. Është diskriminim politik, ka vendime politike. Kryeministri pozicionohet e mban qëndrim para çdo seance. Humbësi i zgjedhjeve komandon bashkinë e Himarës, kjo nuk është parë në asnjë vend të botës. Humbësi të komandojë bashkinë. Do të doja që kjo çështje të merrte fund. Do e kërkoj të drejtën në gjithë gjykatat, por edhe ato ndërkombëtare.”, është shprehur Beleri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb