Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani kishte bërë për kërkesë për interpelancë, e cila u refuzua.

Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, deputeti Dogjani thotë se prej kohësh ka denoncuar vjedhjet e pronave publike, teksa shprehet se qytetarët nuk gjejnë zgjidhje askund.

Shteti nuk funksionon dhe korrupsioni ka zënë themelet, u shpreh Dogjani ndërkohë që i drejtohet Ramës të marrë masa ai tregon edhe një rast që pretendon se një ndërtues ka abuzuar me pronat publike.

Dogjani:

‘’Kjo nuk është hera e parë që Rama nuk pranon interpelancë.

Unë kam denoncuar vjedhjen e pronave publike prej shumë kohësh, e kam përmendur edhe këtu në parlament.

Shteti nuk funksionon e ndërsa është korrupsioni në themel, qytetarët nuk dinë më ku të drejtohej, askush nuk u jep përgjigje as zgjidhje për hallet e problemet që kanë.

Korrupsioni dhe paaftësia ka çuar qytetarët të bëjnë vetë gjyqësi  dhe dua ti drejtohem kryeministrit të marrë masa, prandaj e kam kërkuar edhe interpelancën.

Dua të sjell sot në vëmendje një rast të cilin e njoh nga afër dhe kam të gjitha faktet dhe dokumentet.

Në 2006 është ndërtuar një pallat nga Ilirjan Çela, ky ndërtuesi ka bërë shtesa pa leje dhe për këtë nuk është bërë legalizimi i pallatit për 20 vite.

Banorët me lekët e tyre arritën ta bënin por me shumë vështirësi se ndërtuesi kishte legalizuar kopshtin publik me 210 metër katror tok në oborrin e pallatit.

Me dhjetëra herë i jam drejtuar kreut të shtetit, krye bashkiakut, policisë e kadastrës dhe kjo e fundit ka qenë e vetmja që ka reaguar e konstatoi se vendimi i saj është i kundra ligjshëm dhe mori masa.

Ndërsa Bashkia ia shtron me pllaka hajdutit që ka vjedh pronën publike.

Qytetarët do ikin sepse shteti nuk reagon, më parë kur fliste një deputet vihej në lëvizje media e shteti ndërsa sot askush nuk dëgjon e reagon më’’, tha Dogjani.

(Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: