Gazetari Osman Stafa ka denoncuar këtë të mërkurë mungesën e medikamenteve kimio në Hematologjinë e QSUT-së.

Ka qenë një mesazh i publikuar nga Stafa, ku një pacient cili vuan nga kanceri në gjak, i shkruan atij se ka dy muaj pa bërë kimioterapi, dhe se medikamenti që mungon quhet “Daratumumab”.

Pacienti thotë se ditën e sotme e kanë marrë nga spitali dhe i kanë thënë që ilaçin që ai duhet të marrë, nuk e kanë.

Stafa i drejtohet me një koment drejtuesve të shtetit shqiptar, të cilët janë edhe ata që duhet të sigurojnë medikamentet jetëshpëtuese. Gazetari thotë se ky pacient nuk ka nevojë për pasaportën europiane, por për kimioterapi.

Ky është denoncimi i radhës i gazetarit Stafa, i cili prej një kohë të gjatë ka publikuar fakte dhe prova të mungesave të kimioterapive në Spitalin Onkologjik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb