TIRANE – Ndonëse për fëmijët ditëlindja shihet si një ditë perfekte për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të marrë shumë dhurata, për prindërit shpesh shërben si një periudhë reflektimi dhe një tregues i rëndësishëm se koha po ecën me shumë shpejtësi.

25004

Në një moment të tillë, kthimi pas në kohë dhe reflektimi për vitet që nuk janë ndjerë aspak si kanë ikur, është edhe Rezarta Shkurta, pasi vajza e saj ka sot ditëlindjen. Ajo feston sot 4 vjetorin e lindjes dhe mami Rezarta nuk kishte sesi të mos i bënte një urim shumë të ndjerë vajzës.

25004

“Me duket sikur dje mora vesh lajmin qe nje princeshe do te vinte ne jeten tone, akoma kam ne buzet e mia shijen e puthjes se pare❤️ Te duam lule bora jone ?? Hera bebja ime e vogel , sot 4 vjec”, shkruan Rezarta.
Përveç urimit, Rezarta është siguruar që t’i bëjë edhe një surprizë princeshës së vogël, por edhe dhurata të shumta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb