Një zjarr ka përfshirë mesditën e kësaj të diele kodrat e Petovës në Fier.  Mësohet se deri tani si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur më shumë se 500 rrënjë ullinj. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë më dije se nga flakët janë përfshirë drurë  të mbjellë 7 vite më parë.

Pranë vendit të zjarrit kanë mbërritur forca zjarrfikëse që po luftojnë me flakët, por era favorizon përhapjen e tyre. Dyshohet që zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme dhe këtë e pohojnë edhe banorët. Pronarja e ullinjve kërkon kapjen e autorëve dhe dëmshpërblim nga shteti.

“Kam shtatë vjet me fëmijët që mezi i kam rritur. Janë të gjithë ullinj në prodhim. Të kapen sa më shpejt ata që i kanë vënë zjarrin. Dua dëmshpërblimin tim se më ka rënë gjaku. Zjarri është i qëllimshëm. Kanë punuar bota, kanë djegur e kanë ikur. Unë kërkoj nga shteti shpërblimin tim se kam derdhur gjakun me fëmijët”, shprehet ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: