Eridan Veliu është një nga personat, pasuria e të cilëve është konfiskuar nga SPak.
Emri i tij del në mega-gjyqin e e Sky ECC në Blegjikë, ku u gjykuan 124 persona në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.
Eridan Munoz Guerrero 51 vjeç (ka mbiemrin e gruas kolumbiane), është kreu i një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës dhe është dënuar me 14 vite burg.
“Kam qenë në krye të një organizate kriminale, kam marrë pjesë në trafik droge. Kam luajtur dhe kam humbur”, pranoi ai gjatë seancës së parë.
Kjo dosje ka të bëjë me trafikun e gjerë ndërkombëtar të kokainës dhe marijuanës, i cili u çmontua nga policia belge në vitet 2021-2022, në bashkëpunim me ato të Italisë dhe Gjermanisë. U quajt “Encro” dhe “Sky ECC” sepse hetuesit u mbështetën kryesisht në dekriptimin e mesazheve “Encrochat” dhe “Sky ECC”, shumë të njohura nga trafikantët e drogës. Disa të pandehur përdorën pseudonime të shumta.
Droga transportohej përgjithësisht në kontejnerë nga Amerika e Jugut dhe Maroku, nëpërmjet portit belg të Antwerp, pika e parë e hyrjes në Evropë të kokainës, por edhe ato të Roterdamit në Holandë, Hamburgut në Gjermani dhe Le Havre në Francë, sipas prokurorisë. Prokuroria pretendon se ka identifikuar grupe të ndryshme kriminale aktive që prej vitit 2017, “të strukturuara, hierarkike ” dhe që paraqesin mes tyre “lidhje të paligjshme tregtare”.
Hetimi nisi në verën e vitit 2020 kur brigada e zjarrfikësve duhet t’i përgjigjet një zjarri në dukje të padëmshëm në një apartament në Bruksel. Pasi flakët janë shuar, zjarrfikësit dhe policët përplasen në një laborator të vogël kokaine. Në pamje të parë duket gjithçka veçse profesionale, por asgjë nuk është ashtu siç duket. Është nisja e një hetimi për atë që shumë shpejt rezulton të jetë organizata më e madhe e drogës në Belgjikë. Operacioni kryesor më pas u zhvillua më 21 tetor 2021, me kontrolle të njëkohshme në 114 vende në të gjithë Belgjikën, për të cilat u vendosën në dispozicion 1100 oficerë. Janë sekuestruar 32 ton kokainë dhe shuma të mëdha parash, por edhe prona, dhjetëra makina, armë dhe produkte luksoze. Edhe SPAK në Shqipëri ka sekuestruar asete të Eridan Guerreros. Një pjesë e parave të kësaj organizate rezulton të jenë transferuar apo investuar në Shqipëri.