Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, zhvilloi një takim me një grup kontributorësh ndër vite të Partisë Socialiste të Konispolit.
“Te mua keni eksperiencën politike, keni një socialist të vërtetë, i provuar si nga origjina familjare, patriotike, por mbi të gjitha nga vlerat që përfaqëson Partia Socialiste.
Vota për mua dhe vota për Partinë Socialiste, pasi kryesorja është të fitojmë mandatet e Partisë Socialiste pasi pa pushtetin e PS shumë nga këto gjëra që i kemi realitet, nuk do bëheshin. Brenda PS ju keni mundësinë e zgjedhjes së kandidaturave, nëse unë marr shumicën e votave të qytetarëve, kam shumë kënaqësi t’ju përfaqësoj dhe të jem pjesë e rrethit të komunitetit tuaj, Sarandë, Konispol, Delvinë, në mënyrë që të lidhim me njëri tjetrin atë kontratën sociale. Unë jam ai që do të loboj për çdo socialist dhe qytetar të thjeshtë për të bërë më tej për zonën” – u shpreh Gjiknuri.
Ish-kryetari i bashkisë së Konispolit, Shuaip Beqiri, duke theksuar mbështetjen e strukturave socialiste për kandidatin Gjiknuri theksoi: “Koontributi kryesor i Gjiknurit në Konispol, ka qenë investimi në rrjetin e ujësjellësit, duke bërë që të gjithë fshatrat e Konispolit sot të kenë ujë 24 orë në të gjithë territorin e saj që nga fshatrat më të thellë deri në Konispol, një ëndërr shekullore që u bë realitet nga qeveria Rama, me kontributin e veçantë të Damian Gjiknuri.
Gjithashtu, pjesa e investimeve në rrjetin e energjisë elektrike, investim për të cilin Gjiknuri ka dhënë ndihmesën e tij dhe me fitoren e Gjiknurit në këto zgjedhje projekti do të vijojë më tej. Kandidatura e tij në këto zgjedhje do të marrë mbështetjen masive të banorëve të Konispolit. Më 11 Maj avantazhin kryesor do ta ketë Partia Socialiste, e cila mandatin e 9 nuk duhet ta diskutojë.”
Takimi me koontributorët e Partisë Socialiste ndër vite në Konispol, ishte takimi i radhës që kandidati Damian Gjiknuri po zhvillon në kuadër të fushatës së tij elektorale.
(BalkanWeb)