TIRANË- Replika, akuza dhe kundërakuza në sallën e Kuvendit për PPP-të e qeverisë Rama. Ndërsa opozitarët e quajnë skemë të pastër korrupsioni (Pastrimi i Parave të Pista), kryeministri doli disa herë në foltore dhe i kundërshtoi.

Por menjëherë pas tij, kryeopozitari Lulzim Basha mori fjalën dhe tha se kishte një dosje e cila do të publikohej. Duke u drejtuar nga Rama ai përmendi emrin e ministrit Gjiknuri, por nuk tha se dosja ishte për të.

“Kam një dosje edhe për këtë… ku e ke Damianin, (kthehet nga Rama) qënda fshehur…e di ai, e di ti e dini dhe ju dhe do ja ndjeni këngën shumë shpejt”,- tha Basha.

Gjatë fjalës së tij nga vendi replikonte ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, të cilit Basha i tha: “Ilir Beqja ti e di shumë mirë ku do shkosh, do të vijë ora”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: