Gazetarja e News24, Klodiana Lala e ftuar në rubrikën ”Opinion” ka zbuluar një përgjim nga operacioni ”Shpirti” që çoi në 38 të arrestuarve, mes të cilëve një prokuror dhe disa zyrtarë policie.

Lala në përgjimin që lexon tregon një rast kur dyshohet se do të bëhej një shkembim droge me furgon.
Ajo thotë se operacioni nuk ka përfunduar dhe se ende nën hetim nga SPAK janë edhe zyrtarë të tjerë drejtësie e policie.
Sa për shoqëruesit e Saimir Tahirit, Lala thekson se ata rezultojnë se garantonin nisjen e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria pa asnjë pengesë nga autoritetet dhe madje kishin kontakte të drejtpërdrejta me trafikantët.

Por a e implikon ky operacion vetë Saimir Tahirin? Gazetarja thotë se duhet parë nga hetimi nëse ka fakte që inkriminojnë ose jo pasi të arrestuarit ishin garantuesit e jetës së ish-ministrit të Brendshëm dhe duhet të kishin kaluar disa filtra kontrolli nga institucionet.

Për prokurorin Maksim Sota, gazetarja thotë se ai ka pasur nën hetim disa prej të arrestuarve, por nuk dihet ende nëse ka amnisuar ata apo jo. Nga ana tjetër rezutlon se ai ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me ta dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

”Më lejo ta nis me një konstatim, sa herë ka bashkëpunm ndërkombëtar ka sukses. Kur ka skuadra operacionale të përbashkëta me Anti-Mafia, DIA apo Eurojust.
Operacioni i koduar Shpirti nuk është i shkëputur nga të tjerat, është i treti në radhë. Në 2018 ka qenë një tjetër dhe në 2020 Kulmi, ky ishte i treti, me të njëjtin hetim dhe të njëjtët personazhe të përfshira.
Kemi pasur zyrtarë të lartë të policisë, drejtësisë e lokalë. Dy të arrestuar ishin të besuar të Tahirit, dy pjestarë të gurpit të shoqërimit. Sipas SPAK ata kanë pasur rol aktiv në trafikun e drogës, i është caktuar arrest me burg.
Ata rezultojnë të kenë pasur kontakte të drejtpërdrejta, garantonin nisjen e sasive të mëdha të drogës pa asnjë problem nga autoritetet shqiptare.
Kanë bashkëpunuar me Ilirjan Ballën, zyrtar në Vlorë, që u dërgua në masën e arrestit. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, ka qenë ndër zyrtarët e Policisë që është promovuar nga Samiri Tahiri i cili dhe ky i fundit ka një sagë të gjatë pasi çështja e tij është në Gjykatën e Lartë.
Duhet parë nga hetimi nëse ka fakte që inkriminojnë ose jo Tahirin. Këta janë njerëz që garantonin jetën e Tahirit. Këta kalojnë disa filtra të posaçëm kontrolli, presupozohen se janë njerëz të kontrolluar nga institucionet.
Prokurori italian tha se kishte zbuluar tradhëtinë e disa institucioneve. Jo pa rëndësi edhe arrestimi i Maksim Sotës. Ka pasur nën hetim disa persona të arrestuar, është për shpërdorim detyre.
Ka patur kontakte direkte me personat e arrestuar, nëse ka qenë amnistues nuk dihet. Kam përgjime dhe janë mjaft interesante.
Këtu ka vetëm, një nga personat Dhimitraq Janku i përfshirë në trafik droge ka një telefonatë me Giussepe Viscon, pretendon se mund të merrte një ngarkesë droge
”’Mendova se ishte në duart e tyre, gjynah për ne, kam përgatitur furgonin dhe për të ardhur poshtë tek ti. Mendova se po bëje shaka, o zot, do të doja të bëjë Krishtlindje si të gjithë”.
Pra këto janë të dhënat të grumbulluara. Artur Krasniqi është një oficer policie në Durrës që rezulton se me ndërmjetësimin e një zyrtari në Bashkinë e Kavajës ka ndërhyrë për të liruar disa të arrestuar.
Ai thotë se kjo është një hakmarrje, ai akuzohet dhe është në arrest shtëpiak. Të tjerët janë trafikantë, nga kultivimi, magazinimi.
Operacioni i parë është kryer në 2018, kur kemi dhe goditjen e parë të pjestarëve dhe zyrtarëve dhe drejtësisë, por dhe policisë. Kanë dhënë detaje të rëndësishme. Ky operacion nuk ka përfunduar, ka dhe zyrtarë të tjerë policie dhe drejtësie, janë të hetuar nga SPAK. I kanë nxjerrë bashkëpuntorët e drejtësisë. Po analizohen të dhënat, duhet parë pasi sot që flasim janë 28 urdhër-arreste dhe mund të ndodhë që një prej tyre të flasë për drejtësinë, të nxjerrë detaje e të bashkëpunojë.
Shqipëria pati një fazë sidomos në kohën e Tahirit, nuk u pranua nga ana e autoriteteve pavarësisht se kishte alarmin, sidomos nga Italia, por nuk raportohej nga Shqipëria. Kishte skafe pa fund medrogë që kapeshin në Itali. Një prej tyre, Festim Lelaj, ish-nënkomisar, ai është arrestuar më herët për 2.5 ton hashash nga Durrësi në Ankona. Më pas ai u lirua në arrest shtëpie për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Fakti, ai shqetësim që ne gazetarët e kemi ngritur ndërkohë, sidomos vitet e fundit, ka pasur kriminalizim të Policisë që i kanë hapur rrugën kriminelëve për të trafikuar drogë. Në këtë operacion ka patur 6 ton, por mund të ketë pasur edhe sasi të tjera, që mund të mos jenë kapur nga autoritetet.

Arrestimi bazohet tek dëshmitë e të penduarve. Janë të pakundërshtueshme. Komunikimi i tyre ishte me zyrtarët, por nuk e kam të konfirmuar zyrtarisht, jozyrtarisht më kanë thënë që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me ata që kryenin trafik droge. Në pamje të parë nuk thonë shumë, por nxjerr në pah.
Ata janë përgjuar, në mënyrë indirekte kanë dalë dhe emrat e personave të tjerë. Nga dëshmia e këtyre personave kanë dalë dhe të dhëna të tjera. Ka dhe një sasi të madhe asetesh që dyshohet se rrjedhin nga paratë e krimit, që janë sekuestruar. Shoqëri tregtare, prova të ndryshme. Mund të jenë pasuri të fshehura, dhe hetimi mund të vijojë. Mund të ndodhë që një prokuror apo zyrtar të ketë fshehur pasuri. Nëse ka bashkëpunim ndërkombëtar karaste suksesi.
Duke qenë se korrupsioni është i shtrire në gjithë sektorët, nga një hetim tek një person që shihet si i parëndësishëm, shihet si rast sporadik, por duke shkuar gradë pas grade dhe shkallë pas shkalle kanë dalë tek zyrtarë të lartë, pse jo deri në politikanë.
Dosja 339 nisi nga një rast trafiku droge. U godit grupi i Shijakut. Nisi pikërisht nga Krasniqi që është në arrest shtëpie. Në informacionin që kam ka dhe zyrtarë të tjerë që po hetohen dhe verifikohen.
Nuk e di pse quhet Shpirti, duket si trinom, Rrethi, Kulmi dhe Shpirti. E koduan italianët, mbase duhen pyetur ata. Duket sikur ka një ngritje një rreth, kulmi, dhe më pas liderët shpiërtërorë. Duhet pyetur pse janë koduar se shpeshherë përdoren për mënyrën e operacionit. ”- tha Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb