TIRANE

“Kam punuar ditë pas ditë me mish e me shpirt edhe kur më vunë bombat në shtëpi”- kështu është shprehur ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, sot në seancë gjyqësore, duke sjellë në vëmendje shpërthimin me lëndë plasëse në farmacinë e babait të tij.


Ndërsa kundërshtoi replikat e prokurorisë në procesin gjyqësor, Tahiri tha se ka luftuar krimin e organizuar gjatë kohës që drejtonte ministrinë e brendshme, duke denoncuar edhe Mosi Habilajn si pjesë e grupit kriminal për trafikun e drogës. Edhe në këtë proces gjyqësor ish ministri këmbënguli për drejtësi, të cilën sikunder u shpreh e sheh vetëm në pafajësinë e tij.


Në përfundim të procesit, trupi gjykues u tërhoq për vendim për Saimir Tahirin dhe ish zyrtarin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela, vendim i cili do të bëhet i ditur në 16:00.


(BalkanWeb)