Presidenti i sapozgjedhur Trump u shpreh në mbështetje të vizave për punëtorët e kualifikuar në SHBA.
“Gjithmonë më kanë pëlqyer vizat, kam qenë gjithmonë pro vizave. Kjo është arsyeja pse ne i kemi ato”, tha Trump për New York Post të shtunën.
Trump tha se i njeh vizat, duke deklaruar: “Unë kam qenë besimtar në programin H-1B. E kam përdorur shumë herë. Është një program i shkëlqyer.”
Komentet e Trump vijnë pas përplasjeve të ashpra mes kaheve politike për emigracionin dhe vendin e punëtorëve të huaj në tregun e punës në SHBA.
Musk dhe Vivek Ramaswamy, të cilët janë përzgjedhur nga Trump për të udhëhequr Departamentin e tij të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), argumentuan në fillim të kësaj jave se kultura amerikane nuk i ka dhënë prioritet arsimit mjaftueshëm dhe për këtë arsye nevojiten punëtorë të huaj për kompanitë teknologjike si SpaceX dhe Tesla të Musk.
Shumë kompani teknologjike kanë përqafuar programin e vizave H-1B, i cili lejon kompanitë amerikane të punësojnë punëtorë të huaj në profesione të specializuara, por kritikët e programit thonë se mbajtësit e H-1B shpesh zgjidhen në vend të qytetarëve amerikanë për punë.